Njeriu sulmohet nga demi

Njeriu sulmohet nga demi

Ky është momenti tronditës kur një njeri sulmohet nga një dem i zemëruar me një shtizë rreth brirëve të tij. Incidenti ndodhi gjatë ekzekutimit të ‘corralejas’ ngjarjes së demave në zonën e Santo Tomas në veri të Atlantikos.

Në pamjet video të filmuara nga dy kënde të ndryshme, një i ri me një bluzë ngjyrë të kaltër shihet duke e ngacmuar demin i cili ka shkopinj – i njohur si banderilla. Ndërsa lufton, burri përplaset në tokë si një kukull lecke përpara se demi të shpërqendrohet nga dikush që tundet një flamur të verdhë, transmeton rtv21.tv.

Njeriu i dëmtuar është parë më pas duke u ndihmuar nga një grup spektatorësh.

Sipas mediave lokale, katër persona u plagosën në ditën e parë të ngjarjes tradicionale të corralejas e cila filloi më 13 shtator dhe vazhdon gjatë gjithë javës. Të nesërmen, katër të tjerë u lënduan ndërsa tre u plagosën.

Raportet thanë se dy nga 11 viktimat, përfshirë një djalë 16-vjeçar, janë në një gjendje të rëndë në një spital në qytetin e afërt të Barranquilla.

Një zëdhënës i këshillit të qytetit tha që vetëm njerëzit e autorizuar të njohur si ‘manteros’ duhet të përballen me demat në arenë, “Por ka shumë njerëz që rrezikojnë jetën e tyre për t’u përballur me kafshën vetë”, tha ai.

Krahasuar një përleshje të stilit spanjoll, demat nuk vriten pas luftës dhe ngjarja është shumë më pak zyrtare./21Media