Konsiderohet kafsha më inteligjente në botë

Konsiderohet kafsha më inteligjente në botë

Dihet se shimpanzetë veçohen për inteligjencën që kanë, e këtë edhe një herë e dëshmon kjo video në të cilën shohim një shimpanze duke larë rroba, shkruan rtv21.tv

Shimpanza quhet Yuhui, është 18 vjeç dhe jeton në parkun e kafshëve Lehe Ledu në Chongqing, në jug-perëndim të Kinës. Zëdhënësi i këtij parku ka treguar se sa herë që ka pastruar diçka në park, ka parë se shimpanze Yuhui-i bashkë me motrën e tij më të re e kanë përcjellë në çdo hap. Nga kjo, ai ka kuptuar se atyre ju pëlqen procesi i pastrimit të rrobave dhe kështu, vendosi të bëjë këtë prove me to.

Për ta dëshmuar inteligjencën e Yuhui-t, ai vendosi një furçë, një sapun dhe një fanellë në ujin e kësaj pishine në këtë park, megjithatë as vetë nuk e priti këtë pa, edhe pse mori kamerën për ta xhiruar.

Dhe, videoja me këtë shimpanze duke lartë fanellë, doli të arrijë tek një numër të madh të dashamirëve të medieve sociale, pasi që ajo u përhap shpejtë duke tërhequr vëmendje të madhe. Kështu ajo veproi për gjysmë ore, derisa kujdestari i tyre u përgatiti ushqimin.

Sipas të dhënave, shimpanza është njëra prej kafshëve më inteligjente në botë. Një studim i bërë vitin e kaluar me këto kafshë në SHBA zbulon se shimpanzet mbajnë vendin e tyre më të pastër se njeriu. Kjo u vërtetua gjatë studimit në rezervatin e tyre, ku është parë se ato për të fjetur janë ndërtuar shtretër larg vendit ku ushqeheshin./21Media