Shirat e mëdhenj vërshojnë metronë e Berlinit

Mot i keq në Gjermani

Shirat e mëdhenj dhe stuhitë shkaktuan vërshime në disa pjesë të kryeqytetit gjerman Berlinit.

Agjencia e lajmeve Reuters publikoi disa pamje të siguruara nga rrjetet sociale, që treguan ujërat që rridhnin poshtë shkallëve duke vërshuar metronë e qytetit, shkruan rtv21.tv

Zjarrfikësit dolën në rrugë për të ndihmuar devijimin e ujit me pompa dhe mjete tjera të përshtatshme. Trafiku në disa pjesë të qytetit u ngadalësua për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Stuhitë pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, veçanërisht në pjesën lindore të vendit./21Media

Back to top button