Oferta nga e gjithë bota

Oferta nga e gjithë bota

Persona nga Amerika, Arabia, Kina, Rusia dhe Franca së shpejti do të bëhen pronarë të shtëpive të blera vetëm 1 euro, në Sicili.

Pronarët së shpejti do marrin në pronësi shtëpitë e komunës së Sambuca-s në Sicili, ku në muajt e shkuar, administrata nxori në shitje shtëpitë, me një çmim që nis me 1 euro.

Sipas mediave të huaja, kjo iniciativë pati një sukses të papritur pasi që numri i të interesuarve ishte shumë i madh.
Raportohet se një grua nga Virginia, SHBA, ka shkruar personalisht në Sambuca për të parë shtëpitë që shiteshin dhe ofroi 21 mijë euro për investime.

Marrëveshja ka për qëllim ringjalljen e një komuniteti që si shumë vende të tjera rurale në Itali, ka vuajtur nga shpopullimi në vitet e fundit kur banorët lëvizin drejt qyteteve më të mëdha.

Kujtojmë se, pronarët e rinjë do kenë në dispozicion një periudhë prej maksimumi 3 vitesh për ristrukturim dhe për të marrë më pas pronën për të cilën kanë paguar.

Sambuca u nominua në konkursin e vitit 2016 në qytetet më të bukura të Italisë dhe ka plane për të hapur një hotel për të ndihmuar të sapoardhurit./21Media