Diamanti në formë ovale prej 59,6 karatësh është shitur brenda pesë minutave në ankandin e shtëpisë Sorheby

Diamanti në formë ovale prej 59,6 karatësh është shitur brenda pesë minutave në ankandin e shtëpisë Sorheby

Një diamant i rrallë i njohur si Pink Star është shitur në Hong Kong për 71 milionë dollarë, që është rekord i ri në ankandet kur bëhet fjalë për vlerën e gurëve të çmuar.

Diamanti në formë ovale prej 59,6 karatësh është shitur brenda pesë minutave në ankandin e shtëpisë Sorheby.

Ky diamant ishte shitur për 83 milionë dollarë në Gjenevë në vitin 2013, por blerësi kishte bankrotuar.

Rekordin deri më tash e ka mbajtur diamanti Oppenheimer Blue, i cili ishte shitur për 50 milionë dollarë në maj të vitit të kaluar.

Çmimi fillestar për diamantin e gjetur në një minierë në Afrikë në vitin 1999, ishte 56 milionë dollarë. Atë e kishte blerë kompania Chow Tai Fook Jewellery nga Hong Kongu.