Shiti vajzën për 6 mijë euro, dënohet me 7 vjet burg!

Babai e kishte detyruar vajzën që të martohet

Pas seancës kryesore gjyqësore të mbajtur në të cilin ishin prezantuar dëshmitë materiale dhe verbale në Gjykatën Penale – Shkup të Maqedonisë së Veriut është publikuar aktvendimi me të cilin i akuzuari T.D. është shpallur fajtor për veprën e kryer penale – Tregti me fëmijë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej shtatë viteve.

“Ky veprim penal kishte ndodhur në vitin 2013 kur T.D. e kishte detyruar që të martohet vajzën e tij e cila atëherë ishte 17-vjeçare dhe e kishte shitur për 6.000 euro një familjeje në Slloveni. Minorenia e dëmtuar atje nga ana e familjes së re ishte trajtuar si lëndë e blerjes, për çka gjykata adekuate në Maribor në dhjetor të vitit 2015 e kishte dënuar bashkëshortin dhe prindërit e saj dhe iu kishte shqiptuar dënime efektive me burg”, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike.

Për këtë rast prokurori publik slloven e njoftoi Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Prokurori kompetent publik menjëherë filloi hetim për këtë veprim penal juridik kundër babait të të dëmtuarës. Përmes ndihmës juridike ndërkombëtare për këtë rast ishin siguruar dëshmi dhe ishin shkëmbyer informacione me kolegët sllovenë. Gjatë hetimit u konfirmua se prindërit e djalit e kishin dakorduar martesën dhe babai i minorenes kishte dhënë leje që nusen ta shesë për para një njeriu që e shihte për herë të parë, ndërsa kur minorenia kishte kundërshtuar i akuzuari fizikisht e kishte sulmuar dhe e kishte detyruar që të martohet”, shtojnë nga Prokuroria Publike./Tv21

Back to top button