"Këtë vit askush nuk blen shitja e dobët”

“Këtë vit askush nuk blen shitja e dobët”

Në prag të festës së Kurban Bajramit, rruga nga ambulanca e Bit Pazarit deri tek Hoteli Kontinental edhe këtë vit u shndërrua në treg të kafshëve.

Blegtorët të cilët shisnin gjedhet e tyre thonë se interesimi i blerësve është shumë i ulët edhe pse për komunitetin mysliman, për të gjithë ata që kanë mundësi, therja e kurbanit është një ritual i domosdoshëm .

“Desh i kam 40-të, e kemi shitur vetëm një, sivjet nuk po shkon. Çmimet sillen nga 180 euro deri më 200 euro”, tha një shitës.

“Këtë vit është më dobët. E Kam shitur vetëm një. Çmimet janë standard, 120 euro, 100 euro aty sillen”, deklaroi shitësi tjetër.

“Këtë vit nuk ka fare interesim, po as shitje. I kam 200 copa, i kam shitur 10 copa. Çmimi është poshtë, njerëz nuk ka fare. Këtë vit askush nuk blen shitja e dobët”, pohoi shitësi.

Por të kundërtën e thonë qytetarët që kishin ardhur për të blerë e që u kapën nga thjerrëza e Tv21.

“I bleva dy kurbane. Për çmimet janë varen sipas mallit. Mua më pëlqyen këta dhe i morra falënderim zotit është mirë shpresojmë që zoti të na i pranoi”, tha blerësi.

“Kurban s’kemi blerë ende, jam duke i pritur djemtë, ata do e marrin ata janë të rinj. Çmimet nuk janë të larta. Me 100 euro e merr një dele për qejfi”, tha plaku i cili u pa në tregun e improvizuar të kafshëve.

Simbol i vet festës së këtij bajrami është therja e Kurbaneve. Për të ardhur deri te therja dhe për të qenë kurbani i pranuar, kafsha duhet të përmbush disa kushte, të mos jetë më i vjetër se 1 vjet, të ketë të gjitha dhëmbët e mirë, të mos jetë e lënduar. Ndryshe, ditë më parë nga Bashkësia Fetare Islame dhe Higjiena Komunale Shkup apeluan që mbetjet nga kurbanet të hedhen në vendet adekuate ku janë vendosur kontejnerë pikërisht për mbetjet e kurbanit./21Media