Shitja e makinave disel do të ulet për 5% deri në vitin 2030

Makinave disel do të ju bie shitja për 5% deri në vitin 2030, sipas disa studimeve

Shqetësimet për ndotjen e ajrit dhe standardet e reja për emetim të gazrave kanë ndikuar në shitjen e makinave disel, por kompania konsulative AlixPartners thonë që gjendja në shitjen e këtyre makinave nuk do të përmisohet. Shitja e makinave disel që nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka rënë prej 52% në 45%. Mirëpo rënia e shitjeve të makinave që punojnë me naftë do ta bëjë më të vështirë mbërritjen e standardeve të emetimit të CO2 për Europën. Nafta është më e ‘mirë’ për ambientin sesa benzina. Edhe pse nafta ka sasi më të madhe të karbonit në përbërje emetimi i CO2 nga makinat disel është në përgjithësi më i vogël.

Motorët që punojnë më naftë edhe pse emetonë më pak CO2 ato emitojnë nivel më të lartë të oksideve të azotit dhe copëza të vogla të blozës që mund të hynë në mushkri.

Bashkimi Europian (BE) duhet që çdo vit të ketë një ulje prej 4.6% të dioksidit të karbonit deri në vitin 2021. Por, Europa ka pasur një rritje për 0.3 gr/km.

Sipas kompanisë Alix Partners ‘zgjedhja e vetme’ janë makinat elektirike dhe makinat që punojnë më ujë.

Një shtysë shumë e madhe në rënien e shitjeve të makinave disel ka qenë edhe skandali i emetimit të makinave Volswagen në vitin 2015. / 21Media 

 

Back to top button