Kompania ka shitur 1.1 milion pajisje të mençura

Kompania ka shitur 1.1 milion pajisje të mençura

Dega e kompanisë Sony ka regjistruar rezultate negative për një kohë të gjatë dhe kohët e fundit është bashkuar me departamentet e tjera me qëllim të përmirësimit të biznesit të tij.

Megjithatë, problemet e departamentit për pajisje mobile ende po vazhdojnë, dhe në tre muajt e parë të këtij viti, kompania ka shitur 1.1 milion pajisje të mençura, që është një shifër e ulët rekorde e dërgesave.

Ishte pikërisht kjo rënie në numrin e pajisjeve të dërguara që ndikuan në rezultatet financiare dhe humbjet prej 869 milionë dollarëve në departamentin e telefonave mobilë.

Sony parashikon që deri në mars 2020 do të shesë rreth 5 milionë pajisje.