Shitja me pakicë në eurozonë bie 0,3 për qind në korrik

Rënia u manifestua në disa sektorë

Shitja me pakicë në eurozonë në korrik të këtij viti ka shënuar rënie për 0,3 për qind në krahasim me muajin paraprak, derisa në Bashkimin Evropian ishte më e ulët për 0,2 për qind, ka bërë të ditur sot Eurostat.

Rënia mujore e shitjes me pakicë vjen si pasojë e uljes së shitjes së karburanteve për motorë me 0,9 për qind, dhe ushqimit, pijeve dhe duhanit me 0,5 për qind, derisa shitja e mallrave jo ushqimore është rritur 0,1 për qind.

Back to top button