Deklarohet drejtori i Bibliotekës

Deklarohet drejtori i Bibliotekës

Shiu i cili po vazhdon të bie që nga dita e djeshme ka depërtuar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Kova e gjësende të ndryshme janë vendosur për të pritur rrjedhjen e reshjeve nëpër zyrat dhe sallat e shumta të bibliotekës.

Depërtimi i reshjeve të shiut në ambientet e kësaj biblioteke vjen si rezultat i punimeve në renovimin e kulmit.

Deri më tani reshjet e shiut kanë depërtuar vetëm në zyrat dhe sallat e bibliotekës, duke përshirë edhe ato të leximit.

Fondi librar dhe dokumente tjera që ruhen në këtë bibliotekë sipas punëtorëve nuk janë prekur nga reshjet e shiut, përveç ndonjë dokumenti që gjendet në zyrtar e punëtorëve të “Pjetër Bogdanit”.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës ka thënë se menaxhmenti i kësaj biblioteke është në kontakt me kompaninë që po kryen punimet, pas gjendjes së krijuar.

Jemi në komunikim me firmën që po realizon punimet për të marrë informacionin se cilat janë masat preventive për të sanuar telashet me depërtimin e shirave brenda objektit”, tha Gajraku.

Gjithë puna për renovimin e kulmit të kësaj biblioteke pritet të kalojë shumën prej 208 mijë euro./kallxo.com