Përkeqësohet moti në Durrës

Përkeqësohet moti në Durrës

Në Durrës kanë filluar reshje të mëdha të shiut dhe për pasojë, uji po hyn brenda në një vendstrehim ku gjenden disa nga banorët e prekur nga tërmeti.

RTV21 sjell pamje nga atje.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 46, ndërsa të lënduar janë qindra persona.

Pas shkatërrimit të shtëpive, shumë familje po qëndrojnë në tenda në disa kampe që janë krijuar në këto vende, ndërkohë shumë të tjerë po kanë frikë të qëndrojnë në ndërtesat e tyre të banimit, për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme./21Media