Reshjet e shumta të shiut, shkaktuan probleme në Shkup dhe rrethinë

Reshjet e shumta të shiut, shkaktuan probleme në Shkup dhe rrethinë

Banorët alarmojnë se disa rrugë janë bërë të pakalueshme, ndërsa shtëpitë rrezikohen nga përmbytjet e masës së madhe të shiut, i cili ka rënë përnjëherësh, duke shkaktuar pengesa dhe panik tek qytetarët.
Gjithashtu nga goditjet e forta të rrufeve disa pjesë të qytetit kanë ndërprerje të energjisë elektrike.

Banorët nga vendet e vërshuara kanë dërguar disa video nga vërshimet nga vendbanimet e tyre./21Media