Shiu s’i ndali vullnetarët për të shënuar Ditën e Pastrimit të Botës

Dita e Pastrimit të Botës sot u shënua me aktivitete pastrimi të mbeturinave gjithandej Kosovës.
Aktiviteti qëndror u shënua në Prishtinë ku së bashku me dhjetëra vullnetarë larguam qindra thasë me mbeturina. “Let’s Do It” informoi se aktivitetet filluan në ora 10:00 te platoja e Hotelit Grand, për të vazhduar te hapësirat afër Pallatit të Rinisë.
Disa nga komunat u detyruan që të shtyjnë aktivitetet gjatë ditëve në vazhdim shkaku i reshjeve të shumta të shiut.
“Let’s Do It u bënë thirrje edhe institucioneve qendrore që ta kthejnë fokusin tek problemet mjedisore dhe të angazhohemi bashkërisht për një Kosovë më të pastër. Poashtu kërkojmë nga qytetarët që të kujdesen për hapësirat ku jetojnë e punojnë dhe të mos i ndotin hapësirat e pastruara.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button