Shiu boshatisi plazhet e Shqipërisë

Shqipëria është kapluar nga reshjet e shiut pas ditëve të nxehta. Ato kanë bërë që plazhet të boshatisen nga pushuesit.

Të shtunën, bregdeti i Vlorës është përfshirë në stuhi, që ka pamundësuar që pushuesit të bëjnë plazh.

Edhe në Durrës pushuesit kanë braktisur detin, e në rrugë ka pasur qarkullim të rënduar të automjeteve.

Kurse, plazhi i Radhimes është parë bosh për shkak të reshjeve.

Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e kushteve atmosferike.

Policia shqiptare ka apeluar që të shmanget lundrimi për shkak të dallgëve të detit dhe rrezikut që paraqesin për jetën e njerëzve.

Back to top button