Zjarret fushore kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive

Zjarret fushore kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive

Komuna e Malishevës njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e kësaj komune kanë ndodhur disa zjarre fushore, ndërsa njësia e zjarrfikësve të Malishevës, ka intervenuar në tri zjarre të mëdha fushore.

Me këtë rast, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar.

Në disa raste, siç njoftohet zjarret fushore kanë rrezikuar të përhapen në masë dhe duke rrezikuar djegien e pyjeve dhe të shtëpive, por falë ndërhyrjes së njësisë së zjarrfikësve ato janë shuar.

“Bashkë me njësitë e zjarrfikësve, në këto incidente zjarri kanë intervenuar edhe njësitë e policisë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Valon Gashi, në emër të drejtorisë, ka apeluar tek qytetarët, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos shkaktojnë zjarre në fusha, qoftë nga hedhja e cigareve apo edhe nga djegia e hamulloreve dhe barit të thatë, pasi për shkak të thatësisë së madhe, zjarret përhapen shpejt dhe nuk mund të kontrollohen”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media