Bota ka dëshmuar edhe njëherë dhunën kundër grave për shkak të rrjeteve shoqërore.

Bota ka dëshmuar edhe njëherë dhunën kundër grave për shkak të rrjeteve shoqërore.

22-vjeçarja braziliane Melissa Gentz për shkak të një fotografie krejtësisht normale në Instagram përfundoi keq nga i dashuri i saj 25-vjeçar, Eric Bretz.

Ky i fundit reagoi ndaj fotos së postuar në rrjetin shoqëror dhe nisi grindja. Por, e gjithë kjo nuk përfundoi me kaq dhe Bretz e rrahu të dashurën pa mëshirë.

“Unë e ri-publikoj një foto që i dashuri im e ka fshirë pa dijeninë time. Ai tha se vajzat që kanë një të dashur nuk mund të postojnë fotografi ku tregojnë gjoksin e tyre. I kërkoj të gjitha vajzave që të kenë forcën dhe guximin dhe të thyejnë lidhjet e dhunshme. Gjithçka filloi me kundërshtime ndaj fotografive të mia në Instagram, pastaj në komentet e mia dhe në mesazhet e mia të telefonit celular… Erdhi dita kur ai më kapu për flokësh dhe më tha se më duhet të pranoj realitetin se tash jam në lidhje… Ai kurrë nuk do të ndryshojë. Gjithmonë vendosni veten në vendin e parë derisa të jetë tepër vonë, ” ka thënë Melissa.

Studentja e biologjisë në Universitetin e Floridës Jugore për tre muaj ishte në lidhje me djalin e një milioneri dhe një nga brazilianët më të pasur, Eric Bretz. Ky i fundit, pas dhunës, u arrestua dhe u mbajt dy ditë në burg. Ai u lirua me kusht pasi pagoi 60.000 dollarë kaucion.

Pas lëshimit të fotografive të saj, Melissa ka marrë shumë mesazhe mbështetëse që ajo ndan në profilin e saj Instagram për të ndihmuar vajzat e tjera.