"Paaftësi për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane".

“Paaftësi për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane”.

Sekretari amerikan i Shtetit,  Mike Pompeo tha të enjten se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin rreth 100 milion dollarë të destinuara për një projekt të infrastrukturës energjetike në Afganistan dhe po ashtu të frenojnë 60 milionë dollarë të tjerë në ndihmën e planifikuar, duke fajësuar korrupsionin dhe mungesën e transparencës në vend, përcjell rtv21.tv

Pompeo tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara do të përfundonin projektin e infrastrukturës, por do ta bënin këtë duke përdorur një mekanizëm “jashtë buxhetit”, duke fajësuar Afganistanin për një “paaftësi për të menaxhuar në mënyrë transparente burimet e qeverisë amerikane”.

“Për shkak të korrupsionit të identifikuar të qeverisë afgane dhe keqmenaxhimit financiar, Qeveria e ShBA po rikthen afro 100 milion dollarë në Thesarin e Sh.B.A që ishte menduar për një projekt të madh të infrastrukturës energjetike,” shtoi ai./21Media