Në vendet e tyre do të emërohen përfaqësues të rinj diplomatik

Në vendet e tyre do të emërohen përfaqësues të rinj diplomatik

Kabineti i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan shpalli dekret presidencial me datë të sotme me të cilin nga detyra shkarkohen ambasadorët e Turqisë në 15 vende, mes të cilëve edhe në Maqedoninë e Veriut, publikoi “Huriet Dejli Njuz”.

Sipas dekretit, të gjithë ambasadorët e shkarkuar, mes të cilëve edhe ambasadorja në vend Tulin Erkal Kara, do të sistemohen në detyra në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme, ndërsa në vendet e tyre do të emërohen përfaqësues të rinj diplomatik.

Gazeta thekson se krahas ambasadores në vend, janë shkarkuar edhe ambasadorët e Turqisë në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambi, Guatemalë, Republikën Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Çad, Kili dhe Sri-Lankë./TV21