Shkarkohen drejtorët e ndërmarrjes Trepça

Qeveria votoi propozimin e Hajdarit

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot bordin drejtues të ndërmarrjes publike Trepça.

Në mbledhjen e sotme, Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari me arsyetimin tha se ky bord ka marrë vendime në kundërshtim me interesin e ndërmarrjes publike Trepça.

“Sipas ligjeve, qeveria mund t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye të besojë se i kanë shkelur detyrat fiduciare”, ka thënë ajo

Qeveria e ka votuar propozimin e Hajdarit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim./21Media

 

Back to top button