Shkarkohet Bordi i Drejtorëve të Telekomit

Pas shqyrtimit të propozim-vendimit për shkarkimin e bordit të Telekomit të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit, duke shfuqizuar vendimin e 29 marsit 2018, 24 dhjetorit 2018, dhe 11 qershorit 2019 për emërimin e drejtorëve.

Arsyet për këtë shkarkim janë shkaqet që ndërmarrja nuk ka përmbushur planin e biznesit, dhe se Qeveria ka arsye shkarkimi pasi drejtorët kanë shkelur detyrat, kanë lejuar shpenzime të tepërta, gradime, punësime me shume sesa që ka qenë e paraparë.

“Ndërmarrja publikë Telekomi është në gjendje të rëndë, ndodhet në prag të falimentimit, duke rrezikuar pronën publike, rendin publik dhe sigurinë kombëtare. Në këto rrethana konstatoj veprimin e menjëhershëm të qeverisë. Duke u mbështetur në kushtetutë në rezolutën e korrikut, dhe gjetjeve”, ka deklaruar ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Edhe kryeministri Albin Kurti e ka arsyetuar këtë vendim.

“Për të vlerësuar gjendjen është marrë parasysh raporti i auditorit për vitin financiar 2018. Qeveria mund t’i shkarkojë drejtorët nëse për dy vjet bie vlera e aseteve dhe bie kënaqësia e qytetarëve me shërbime. Qeveria mund t’i shkarkojë nëse i kanë shkelur detyrat financiare.. Qeveria konstaton se ka arsye se drejtorët kanë shkelur detyrat financiare. Pika e 4 e rezolutës së Kuvendit kërkonte shkarkimin e drejtorëve të ndërmarrjes. Qeveria duhet t’i zbatojë rezolutat”, ka deklaruar ai./21Media

Back to top button