Vendimi erdhi nga Këshilli Drejtues i TKK

Vendimi erdhi nga Këshilli Drejtues i TKK

Është shkarkuar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi.

Shkarkimi është bërë sot nga këshilli drejtues i TKK-së me gjashtë vota për e një abstenim.

Ky shkarkim sipas Sopit është ndërhyrje politike, ndërsa Këshilli Drejtues thotë se ky vendim erdhi si rrjedhojë e mos bashkëpunimit mes tyre.

Ndryshe, Agim Sopi ishte emëruar në krye të Teatrit Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit 2015./21Media