Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit komunal në Mitrovicë

Mbledhja urgjente e kuvendit komunal të Mitrovicës

Në mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të kuvendit komunal.

Me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK, si dhe me votat e gjithsej 19 asambleistëve sa ishin të pranishëm në mbledhje, u shkarkua kryesuesi i kuvendit, Jeton Ujkani.

Ujkani ka qenë në AKR por pak muaj më parë është larguar nga kjo parti për të kaluar në AAK.

Në këtë mbledhje nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga këshilltarët komunalë të PDK-së./kallxo.com

Back to top button