Infermierja bëri ankesë dy herë kundër shkarkimit të saj

Infermierja bëri ankesë dy herë kundër shkarkimit të saj

Sarah Kuteh 50- vjeçare u shkarkua nga puna në Spitalin e Luginës Darent në Dartford, Kent, e cila në vitin 2016 fliste në mënyrë të përsëritur me pacientët rreth besimit të saj dhe dhurimin e Biblës, duke shkelur rregullat e Këshillit të Infermierisë dhe Mamive.

Gjykata e Apelit javën e kaluar ka publikuar një vendim, ku thuhet se më 3 qershor të vitit 2016 një pacient në spital ishte ankuar për sjelljen e infermierës Kuteh.

Gjykata dëgjoi nga pacienti, i cili ishte i diagnostikuar me kancer, se infermierja e kishte inkurajuar atë të lexonte një nga pjesët e Biblës, që të shëronte gjendjen shëndetësore nga e cila vuante.

Sidoqoftë, znj. Kuteh bëri ankesë dy herë kundër shkarkimit të saj në Gjykatën e Apelit, duke thënë se gjykata e punësimit nuk e mori në konsideratë interpretimin e saktë dhe dallimin ndërmjet shprehjeve të përshtatshme dhe të papërshtatshme të besimeve fetare. /21Media