Ka dyshime që ka qenë i përfshirë në një aferë korrupsioni

Ka dyshime që ka qenë i përfshirë në një aferë korrupsioni

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) nuk rikonfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Tiranës Adriatik Cama.

Trupa Gjykuese që përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko sqaroi se janë konstatuar probleme ne deklarimin e pasurisë, por edhe në pastërtinë e figurës së tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se ka dyshime se prokurori ka qenë i përfshirë në një aferë korrupsioni në vitin 2005, vit kur drejtonte Prokurorinë e Lushnjës.

Pas vendimit, Adriatik Cama tha se do ta apelojë vendimin. Teksa ndodhej vetë në sallë dhe pa avokat Cama tha se gjatë karrierës së tij ka bërë si duhet detyrën, jo vetëm në vitin e vështirë 1997 por edhe gjatë cështjes së “21 janarit”./Vizionplus