Shkarkohet Spencer

Shkarkohet Spencer

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës amerikane, Richard Spencer, për shkak të një rasti disiplinor, që përfshin pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher.

Rasti i Edward Gallagher, i cili u dënua për arsye se kishte dalë në fotografi me një kufomë, kishte ngjallur tensione midis Presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve ushtarakë.

Mark Esper tha që ai kishte humbur besimin te sekretari i Marinës sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë kundërshtuan pozicionin e tij publik. Sidoqoftë, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me “tejkalimet e kostos” dhe se si u zhvillua gjyqi i Shefit të Zyrtarit Petty Gallagher, dhe tha se kjo ishte arsyeja pse Spencer u shkarkua.

Ndërkohë, Spencer tha se ishte e qartë se ai dhe zoti Trump nuk kishin të njëjtin mendim për “rendin dhe disiplinën e mirë”, transmeton rtv21.tv.

Gallagher është akuzuar për therjen për vdekje të një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për hapje të zjarrit kundër civilëve derisa ka qenë duke shërbyer në Irak në vitin 2017. Ai është liruar nga këto akuza dhe është dënuar vetëm për akuzën e daljes në fotografi me kufomën e të burgosurit të Shtetit Islamik. Për këtë ai është ulur në pozitë, por Presidenti Trump më vonë riktheu gradën e tij.

Gallagher është njoftuar nga drejtuesit e Marinës javën e kaluar se ai do të përballet me një rishikim disiplinor, i cili mund të rezultojë me heqjen e anëtarësimit të tij në Marinë./21Media