Shkarkohet trajneri i Arsenalit, Unai Emery
29 Nëntor 2019
Shkarkohet trajneri i Arsenalit
Shkarkohet trajneri i Arsenalit
Klubi i Arsenalit ka shkarkuar trajnerin Unai Emery.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi londinez, nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media i cili ka folur në emër të bordit të Arsenalit dhe pronarëve Kroenke Sports & Entertainment, Josh Kroenke falënderoi trajnerin dhe kolegët e tij
“Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë tek Unai dhe kolegët e tij, të cilët ishin të palodhur në përpjekjet e tyre për ta rikthyer klubin në konkurrencën në nivelin që ne të gjithë presim dhe kërkojnë. Ne i dëshirojmë Unai dhe ekipit të tij asgjë tjetër përveç suksesit në të ardhmen. Drejtimin e klubit të Arsenalit për një kohë të pacaktuar do ta marrë Freddie Ljungberg”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Kujtojmë që ky shkarkim vije pas rezultateve të dobëta të Arsenalit si në Premier League ashtu edhe në Europa League./21Media