Kreu i grupit shqiptar

Kreu i grupit shqiptar

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndante droga të forta, heroinë dhe kokainë, në Janinë.

Ata arrestuan 8 persona, mes tyre dhe kreu i grupit, një 31 vjeçar shqiptar. Të arrestuarit e tjerë janë një 22 vjeçar shqiptar dhe një 40 vjeçare shqiptare, si dhe 5 grekë, dy femra dhe dy meshkuj, të moshës 29-39 vjeç.

Policia bëri të ditur se në kërkim janë edhe dy shqiptarë tjerë.

Sa i përket mënyrës së veprimit të tyre, kreu i organizatës furnizonte grupin me sasi heroinë dhe kokainë nga Shqipëria, duke i ndarë më pas në sasi më të vogla për ti tregtuar në Janinë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 326 gram heroinë, 36 gram kokainë, 3 mijë e 400 euro dhe 11 celularë./21Media