Shkatërrohet organizata tuniziano-shqiptare, 13 të arrestuar

Hetimet për këtë organizatë kanë filluar në maj të vitit 2007

Një organizatë e trafikut të drogës tuniziano-shqiptare është shkatërruar në Itali. Karabinierët kanë vënë në pranga 13 persona gjatë operacionit të zhvilluar mes Venezias dhe Padovas.

Hetimet për këtë organizatë të trafikut të drogës kanë filluar që në maj të 2007, si pasojë e vdekjeve të shumta nga mbidoza e heroinës, raporton tgcom.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter dhe qentë antidrogë./oranews

Back to top button