Vetëm dje kanë ndodhur 35 aksidente

Vetëm dje kanë ndodhur 35 aksidente

Për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës gjatë ditës së diel ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 183 tiketa dënimi.

Në statistikat e Policisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. 12 prej tyre me të lënduar dhe 23 vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa për vepra penale të ndryshme janë arrestuar 16 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media