Nuhiu shënoi dy nga katër golat e ekipit të tij.

Nuhiu shënoi dy nga katër golat e ekipit të tij.

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme që ekipi i tij e zhvilloi ndaj Preston-it, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 4 me 1.

Nuhiu shënoi dy nga katër golat e ekipit të tij.

Golin e parë ai e arriti në minutën e 52 ndërsa golin e dytë, për te cilin po flasin të gjitha mediat e huaja ai e shënoi në minutën e 90, ky gol ishte një ndër ata që rrallë herë shihen në Championship të Anglisë.

Në Angli për gola të tilla ka qenë në media shumë herë këtë sezon Mohamed Salah, por ky gol i Nuhiut padyshim që është maestral.

Ky ishte goli i shtatë për kosovarin në këtë edicion.