Një mbrëmje fantastike për yllin e skuadrës nga Ohio

Një mbrëmje fantastike për yllin e skuadrës nga Ohio

Fitorja e tretë radhazi për Cleveland Cavaliers dhe sërish për meritë të LeBron James. Cavs ishin të pandalshëm me mbretin e tyre i cili ishte në superformë duke udhëhequr ata drejt një fitoreje me peshë ndaj kryesueseve të Konferencës së Lindjes.

Në Quicken Loans Arena, LeBron realizoi 35 pikë 17 asistime dhe 7 kërcime , ndërsa Cleveland mposhti Toronto Raports pas një ndeshjeje spektakolare me rezultatin 132:129, duke blinduar vendin e tretë në Lindje.

Paraqitje e mirë edhe ajo e Kevin Love të vendasit autori i 23 pikëve dhe 12 kërcimeve.

Ndërkohë te Raports u dalluan si pothuajse gjithnjë, Kyle Lowry me 24 pikë e DeMar DeRozan me 21 pikë.

Pesë fitore radhazi për San Antonio Spurs me skuadrën e Gregg Popovich që synon ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e katërt të Konferencës së Perëndimit edhe pse për momentin pozicionet e gjashta.

Në AT&T Center të, San Antonio triumfoi ndaj Washington Wizards me rezultat 98:90.Edhe në sfidën ndaj kryeqytetasve për Spurs, në mungesë të të dëmtuarit prej kohësh Kawhi Leonard, shkëlqeu LaMarcus Aldridge, që realizoi 27 pikë ndërsa shtoi edhe 9 kërcime.

Fitore e rëndësishme edhe për New Orleans Pelicans që duelon me Oklahomën dhe San Antonion për vendin atë pozitën e katërt në Perëndim.

Në Louissiana Anthony Davis mori sërish për dore skuadrën e tij me yllin e Pelicans që realizoi 28 pikë dhe 13 kërcime duke udhëhequr New Orleans drejt një fitorje të vështirë me rezultatin e ngushtë 96:92 ndaj Indiana Pacers.