Në hapje të ndeshjes Kosovë - Angli

Në hapje të ndeshjes Kosovë – Angli

Sonte në ceremoninë e hapjes se ndeshjes futbollistike Kosovë-Angli, himnin e vendit tonë do ta ekzekutoj violinisti i njohur Shkelzen DOLI në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mikëpritja e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës ndaj tifozëve të shumtë anglezë, por edhe flamujt dhe pankartat për mirëseardhjen e “Tre Luanëve” kanë bërë që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes nga media britanike.

Ndërkohë, siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës, organizimi i ndeshjes është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa me praninë e tij këtë ngjarje do ta nderojë edhe violinisti i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. “Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës, gjë e cila pa dyshim do të jetë emocionuese“, thuhet në njoftim.

Ndeshja Kosovë – Angli zhvillohet në kuadër të kualifikimeve Euro 2020. / 21Media