Kosovës iu shtua edhe një ansambël muzikor

Kosovës iu shtua edhe një ansambël muzikor

Sonte Gjakova,qytet i muzikës,pati një festë muzikore.Violinisti me famë botërore,e anëtar i Filarmonisë së njohur të Vjenës,në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi” kishte ftuar qindra miq nga të gjitha anët ku flitet shqip duke i befasuar se nuk ishte rastësi ky takim me ta për t’ua prezantuar Ansamblin muzikor që do të mbaj emrin e tij. Për dy orë ai dhe orkestrina e përzgjedhur nën dirigjimin e mjeshtrit Alfred Kaçinari,e me këngëtarë të ftuar,tregoi dhe dëshmoi për të satën herë cilësitë e një mjeshtri të rrallë. Kënduan Edi Furra,veterani Ismet Peja,Gentian Gojani,Vesa Smolica, Grupi polifonik nga Himara, grupi muzikor “Ashikët” e duke e përfunduar koncertin me këngën e njohur”Është Kosova, është Shqipëria…” në shenj të shënimit të ditëlindjes së heroit kombëtar Skenderbeut.
Sipas drejtorit artistik të këtij ansambli, Ruzhdi Sadiku,do të vazhdojnë punën duke shpallur audicione për solistë e instrumentist si dhe për valltarë e vallëtare për ta bërë një ansambël të kompletuar e për të pasur paraqitje çdomujore në Gjakovë e hapsirat gjithëshqiptare e për të vazhduar edhe më përtej…/21 Media