Shkëlzen Gërxhaliu emërohet U.D i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit

Para Gërxhaliut në këtë post ishte për dy herë radhazi Avni Gashi

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi e ka emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

KALLXO.com ka siguruar dokumentin zyrtar me të cilin Bytyqi në këtë pozitë ka emëruar Shkëlzen Gerxhaliu. Gërxhaliu deri tani ka qenë zyrtar i lartë për Monitorim dhe Vlerësim në Agjencionin e Akreditimit të Kosovës.

Para Gërxhaliut si ushtrues detyre i drejtorit ishte emëruar Avni Gashi për dy herë radhazi./kallxo

 

Back to top button