Dyshja sollën duetin

Dyshja sollën duetin

Dy këngëtarët e mirënjohur të estradës, Shëlzen Jetishi – Xeni dhe Valon Shehu publikuan këngën “Xhane”.

Për muzikën është përkujdesur Kledi Bahiti, ndërsa për tekstin Filloreta Raçi – Fifi, transmeton rtv21.tv

Klipi i këngës “Xhane” është mjaft i veçantë.

Përveç këtij projekti, dy këngëtarët e mirënjohur nga Gjakova këtë verë do të sjellin edhe projekte të tjera, qoftë solo apo bashkëpunime dhe po ashtu do të jenë të angazhuar me koncerte e ahengje të shumta./21Media