Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e BE-së zënë 61.4%

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian zënë 61.4% të gjithë tregtisë

Partnerë kryesorë renditen vende ekonomike potenciale si Italia për të vijuar me Gjermaninë, Greqinë e deri te Kina.

Të dhënat zyrtare të INSTAT, bëjnë të ditur se në muajin gusht 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 68.3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58.5% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë u renditën Italia me 26.1%, Gjermania 7.2%, Greqia 7.0% dhe Kina 6.8%.

Shkëmbimet tregtare, për tetë mujorin 2018, me vendet e BE-së, zënë 66.5% të gjithë tregtisë. Në periudhën janar – gusht 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61.7% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia 34.6%, Greqia 6.9 %, Gjermania 6.8% dhe Kina 6.1%.

Back to top button