Shkencëtarët japonez krijojnë “lëkurë të gjallë njeriu” për robotë

Fantashkenca duket se po shkon një hap më afër realitetit, kjo pasi shkencëtarët ia dolën të bëjnë edhe një zbulim të rëndësishëm.
Ata krijuan lëkurë të gjallë për robotët humanoid.
Këtë material e zhvilluan shkencëtarët nga Universiteti i Tokios. Ky material arrin të shërohet me anë të kollagjenit.
Metoda e krijimit të këtij materiali u publikua në revistën Matter. Në videon që u lansua, shihet një gisht roboti i zhytur në një solucion kollagjeni dhe fibroplaste dermale njeriu, të cilat janë dy komponentët kryesor që përbëjnë pelhurën lidhëse në lëkurën e njeriut.
Autori i këtij eksperimenti apo zbulimi, Shoji Takeuchi, në një deklaratë ka treguar se gishti duket si i djersitur dhe ai drejtohet nga një motor elektrik.
Shkencëtari Shoji po ashtu ka treguar se mendon se lëkura e gjallë është solucioni më i fundit që i jep robotëve pamjen dhe ndjesinë e një krijese të gjallë, pasi që materiali i tij është i njëjtë me atë që mbulon trupin e një kafshe.
Për t’i dhënë formën lëkurës, ekipi i shkencëtarëve fillimisht futi gishtin robotik në solucionin me kolagjen dhe fibroplaste dermale njeriu.
Kolagjeni kontribuon në elasticitetin e lëkurës dhe fuqinë e saj, e qelizat e fibroblasteve luajnë rol esencial në zhvilimin e qimeve dhe shërimin e plagëve.
Kjo përbërje i mundëson lëkurës artificiale që të tkurret në mënyrë natyrale rreth pjesës elektronike, duke siguruar kështu një bazë uniforme për shtresën tjetër.
Shoji dhe ekipi i tij më pas lyen lëkurën në keratinocitet epidermale të njeriut, që përbëjnë 90 për qind të lëkurës së jashtme të njeriut.
Kështu, shkencëtarët kuptuan se lëkura ka mjaft fuqi dhe elasticitet për të mbetur e pa dëmtuar pasi që gishti robotik lakohet apo shtrihet.
Shoji ka thënë se janë të befasuar se si lëkura pështatet me materialin robotik.
Hapi tjetër në krijimet e tyre është që të mbulojnë robotët me lëkurën e gjallë.
Megjthatë Shoji ka thënë se janë duke vazhduar me studime të tjera. Ata tani synojnë që të shtojnë fuqinë e lëkurës, që ajo të mbijetojë në periudha të gjata pa pasur nevojë t’i shtohen substanca të tjera, apo t’i heqen pjesë që nuk hyjnë në shfrytëzim.
Ekipi i shkencëtarëve synojnë të inkorporojnë më shumë struktura të sofistikuara funksionale brenda lëkurës, si neurone shqisore, gjëndra të flokëve, thonjëve dhe gjëndra të djersës./21Media


 

Back to top button