Shkencëtarët për herë të parë kanë arritur të ndryshojnë gjenin në trupin e njeriut, me qëllim të shërimit të sëmundjeve

Shkencëtarët për herë të parë kanë arritur të ndryshojnë gjenin në trupin e njeriut, me qëllim të shërimit të sëmundjeve

Brian Made (44), i cili vuan nga sëmundja metabolike e quajtur sindroma Hunter, ka marrë miliarda kopje të gjenit korrektues dhe veglën gjenetike, e cila do të presë ADN-në e tij saktë në vendin e caktuar, shkruan AP.

Made ka thënë se ishte i gatshëm për rrezik. Për rreth një muaj priten shenjat e para nëse terapia ka pasur sukses dhe për tre muaj do të jepet përgjigjja përfundimtare. Nëse do të jetë i suksesshëm, ky do të jetë një përparim i madh në fushën e re të terapisë së gjeneve.

Megjithatë, këto metoda mund të përdoren vetëm për disa sëmundje.

“Ne hapim ADN, futim gjene në të dhe e mbyllim. Ai bëhet pjesë e ADN-së tuaj deri në fund të jetës”, tha Maili Mekre, president i kompanisë që teston një metodë të re për trajtimin e sëmundjeve metabolike dhe hemofilisë. Vegla për punën e ADN-së përbëhet nga gjeni i ri dhe dy proteina të veçanta.

Gjeni dhe proteinat barten në virusin e në mënyrë intravenoze dhe pastaj transmetohet në mëlçi ku qelizat përgatisin më tej gjenin korrektues dhe proteinat e vendosin atë në vend.

Eksperimenti nuk ka lidhje me idetë kontroverse për modifikimin e gjenit në embrione, në mënyrë që zhvillimi i sëmundjes të parandalohet para lindjes.