Shkencëtarët kanë shndërruar bakrin në një material gati identik me arin

Zbulimi redukton përdorimin e materialeve të shtrenjta dhe i sjell benefite industrisë kineze

Sipas një artikulli të publikuar në Sience Advances, një grup hulumtuesish kinezë kanë shndërruar bakrin në një material gati identik me arin.  Ky zbulim thuhet se do ta reduktojë përdorimin e metaleve të rralla dhe të shtrenjta në fabrika, transmeton rtv21.tv.

Profesori, Sun Jian dhe kolegët e tij në Dalian Institute of Chemical Physics, në Akademinë Kineze të Shkencës në Liaoning, kanë  materialin e  bakrit me një pajisje të nxehtë brenda së cilës ka pasur edhe gaz argoni.

Bakri ka peshë dhe pamje përafërsisht të njejtë me arin. Për shekuj me radhë i ka tërhequr alkimistët që e kanë parë si diçka që mund të pasurohen nga ai.

Ky material i krijuar nuk mund të përdoret për të bërë monedha ari. Përmbajtja e tij qëndron si bakër i zakonshëm. Por ky proces i zbulimit sjell shumë benefite për industrinë kineze, sipas hulumtuesve.

Materialet e vlefshme janë shumë të rëndësishme për ekonomitë moderne. Komponentët e pajisjeve elektronike, përmbajnë një sasi të madhe të arit dhe argjendit. Për afërsisht 40 lloje të telefonave të mençur përmbajnë sasi të madhe ari./21Media

 

 

Back to top button