Trump njoftoi se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit

Trump njoftoi se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit

Shkencëtari i njohur Stephen Hawking, ka paralajmëruar se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump, për tu tërhequr nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimaterike mund ta kthejë Tokën si planeti Venus me një temperaturë 250 gradë Celsius.

Fizikanti ka thënë për BBC News se ky vendim do të shkaktojë dëmtim të madh mjedisor në planet për gjeneratat që do të vijnë.

“Ne jemi pranë një pike ku ngrohja globale mund të bëhet e pakthyeshme. Veprimi i Trump do ta shtyjë tokën mbi ‘pragun’, do të bëhet si Venusi, me një temperaturë 250 gradë Celsius dhe do të bjerë shi me acid sulfurik,” ka thënë ai.

Ndryshe, Trump njoftoi muajin e kaluar se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, e cila është nënshkruar nga pothuajse 200 vende, duke pretenduar se dëshiron të negociojë pjesën e SHBA në marrëveshje për tu siguruar që bizneset amerikane të mos jenë në disavantazh./21Media