Shkenda ka publikuar një foto të bukur të nënës

Shkenda ka publikuar një foto të bukur të nënës

Për këngëtaren e njohur, Shkenda Dubovën sot është një ditë shumë e veçantë. Nëna e saj feston ditëlindjen dhe padyshim se nga Shkenda nuk ka munguar një urim, shkruan rtv21.tv

Shkenda ka publikuar në rrjetin social Instagram, një fotografi të nënës e cila duket një zonjë e vërtetë, teksa ka lënë një mesazh urimi.

“Urime ditëlindjen o drita ime, Nënë”- ka qenë mbishkrimi që Shkenda i ka lënë fotos.

Ndryshe, kujtojmë se “BadGal” është kënga e fundit nga Shkenda e që deri tani ka mbledhur mbi 1 milionë klikime në Youtube./21Media