Ngjarje tragjike në Francë

Ngjarje tragjike në Francë

Një grua u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi u këputën karriget e tyre lëkundëse në një park lojrash në Francë.

Dyshja kishin qenë më shumë se 33 metra në ajër dhe zbaviteshin duke u rrotulluar derisa karrika e tyre u këput dhe te dyja u hodhën në tokë.

Kur shpëtimtarët mbërritën në vendngjarje, gruaja 24 vjeçare u shpall e vdekur ndërsa 20 vjeçarja tjetër u dërgua menjëherë në spital, transmeton rtv21.tv.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në Saint Étienne të Francës ndërsa policia ka arrestuar katër persona pas incidentit, pronarët dhe operatorët e luna parkut./21Media