Modeli Karoq në gamën e Shkoda do të marrë pozitën nën modelin SUV Kodiaq dhe në treg do të zëvendësojë Yeti

Modeli Karoq në gamën e Shkoda do të marrë pozitën nën modelin SUV Kodiaq dhe në treg do të zëvendësojë Yeti

Shkoda modelin e tij më të ri e prezantoi para publikut në Stokholm. Automobili përkujton mjaft shumë Kodiaq dhe përveç dimensioneve, këto dy vetura më së lehti dallohen përmes dritave nga ana e pasme, të cilat te Karoq kanë formën e bumerangut.  Modeli i ri që do të pasojë  Yeti-n, është i gjatë 4.382 mm, i gjer 1.841 mm dhe i lartë 1.605 mm, derisa distanca ndërmjet boshteve është 2.638 mm, që është për 6 cm më shumë se sa te modeli Yeti.

Në ofertë është modeli benzinë me 1.0 litra TSI me 115 kuaj fuqi dhe agregati 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi. Ata që preferojnë dizel, mund të përzgjedhin ndërmjet tri opsioneve. Motori 1.6 TDI me 115 kuaj fuqi, agregati 2.0 TDI me 150 kuaj fuqi dhe ai me 190 kuaj fuqi.

Shumica e motorëve të ofruar vijnë me ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive ose DSG me shtatë shpejtësi.

Në modelin e ri është i pranishëm edhe asistenca elektronike me rastin e parkimit (Park Assist), sistemi paralajmërues për vozitje (Lane Assist) dhe sistemi ndihmës për raste të tollovive në trafik (Traffic Jam Assist).  Modeli më i ri i Shkodës do të arrijë në sallone në pjesën e dytë të këtij viti, por çmimi i tij tash për tash ende nuk dihet, transmeton KosovaPress.

 

http://rtv21.tv/shkoda-karoq-arrin-ne-pjesen-e-dyte-te-ketij-viti/
Facebook Comment