Nëna mbetet e shokuar

Nëna mbetet e shokuar

Një nënë nga Dakota e Jugut, e cila u dërgua në spital me atë që mendonte se ishin gurë në veshka, rezultoi se ishte shatëzënë me trenjakë.

Dannette Giltz, nga Sturgis, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa arriti në spital më 10 gusht.

“Fillova të kem dhembje, e kuptoja se ishte gurë në veshka sepse kam kaluar nëpër to më parë”, tha ajo.

Mjekët shpejt e kuptuan që Giltz ishte në të vërtetë 34 javë (8.5 muaj) shtatzënë. Mjekët menduan se ajo kishte binjakë, por foshnja e tretë i befasoi, transmeton rtv21.tv.

“Kështu, të gjithë janë si… nuk mund ta besoj. Ne jemi akoma në gjendje shoku, më besoni. Unë shkoj te mjeku duke menduar se do të bëj një operacion për gurët në veshka dhe do të përfundoj me lajmin se po pres fëmijë. Është çmenduri”, tha ajo.

Dannette dhe burri i saj Austin i vunë emrin foshnjat, të cilët mbetën në spital të shtunën, Blaze, Cigan dhe Nikki.

Ata kanë lindur brenda katër minutave.

Një fond prej më shumë se 1000 dollarë është mbledhur për të ndihmuar familjen të kujdeset për fëmijët e papritur./21Media