Ngjarja ndodhi në spitalin shtetëror në Bursa të Turqisë

Ngjarja ndodhi në spitalin shtetëror në Bursa të Turqisë

Sıdıka Yalçın, e cili shkoi në spital për t’i kontrolluar dhëmbët, duke pritur në radhë në katin e poliklinikës, filloi të pastrojë korridorin e spitalit duke marrë fshesën prapa derës, transmeton rtv21.tv.

Gruaja që ka bërë videon e ka pyetur: “A keni ardhur këtu për pastrim? Ju erdhët këtu për tu kontrolluar, jo për pastruar. Ka personel për pastrim në spital, ata duhet ta bëjnë këtë punë, nuk duhet ta bëni ju”.

Ndërsa, Sıdıka Yalçın u përgjigj, “Është një ndjesi që mua më vjen nga brenda. Unë edhe në shtëpi pastroj, mund të pastroj edhe këtu asgjë nuk ndodh”.

Një grua në poliklinikë dentare ndërhyri dhe ia mori fshesën nga dora.

Ndërsa, Drejtori i Spitalit Opr. Dr. Dilek Baş, i ka thënë “Spitali  është i pastër. Kemi 18 punonjës të pastrimit”./21Media