Komuna i lë fajtorë banorët!

Komuna i lë fajtorë banorët!

Në Dashefc të komun֝ës së Skënderajt ndodhet një objekt, që dikur shërbente si shkollë, e sot gjithçka mund të jetë veç shkollë jo! E mbushur me mbeturina, dyer të thyera, e inventar të shkatërruar, dikur në këtë shkollë mbahej mësim i kombinuar me afro 15 nxënës, të cilët deri para një viti mësonin shkrim e lexim deri në klasën e pestë.

Pikërisht ky numër i vogël i nxënësve ishte arsyeja pse kjo shkollë u boshatis dhe nxënësit i zhvendosën në një objekt tjetër, në shkollën amë në Qirez.

Komuna është e njoftuar me dëmet, por siç thotë për rtv21.tv, drejtori i arsimit në komunën e Skënderajt, Bekim Latifi, fajtorë janë banorët.

“Zakonisht si te na shqiptarët që bëjnë demolime, s’merret kërkush me dikë me çu roje, është objekt i komunitetit. Nëse vetë banorët nuk e ruajnë, kush me ja u ruajt atyre. Ja u kena dorëzu banorëve, kryetarit të fshatit. Aty nxënës nuk ka më, pse me kriju roje të posaçme për objektin e thatë”, u shpreh ai.

Shkolla është ndërtuar paslufte, në vitet 2002-2003./21Media