Karnevali i sivjetmë mbahet nga 9 -14 shkurt

Karnevali i sivjetmë mbahet nga 9 -14 shkurt

Muzikantët nga 13 shkollat më të mira të sambës në Rio de Zhaneiro vallëzuan përgjatë plazhit Copacabana derisa bëheshin gati për karnevalin e njohur të qytetit, që do të mbahet në rrugët e qytetit në fillim të shkurtit.

Muzikantët dhe valltarët nga shkolla të ndryshme parakaluan para se se të mblidheshin para hotelit Palace Copacabana, ku performuan bashkë me orkestrën simfonike Petrobras.

Valltarët thanë se ata synuan që t’i tregojnë audiencës përkushtimin me të cilin i bënë ushtrimet, që kërkojnë disa muaj përgatitje dhe mjaft buxhet.

Karnevali i sivjetmë, që është i përcaktuar sipas orarit hënor dhe i bie mu para Kreshmëve të mëdha, mbahet nga 9 -14 shkurt./21Media