Fituese dolën shkollat fillore "Faik Konica" dhe "Nazim Gafurri"

Fituese dolën shkollat fillore “Faik Konica” dhe “Nazim Gafurri”

Dje janë mbajtur garat kombëtare për kodim organizuar nga British Council, përkatësisht programi Shkollat e shekullit 21. Në mesin e  shumë shkollave në garën kombëtare të kodimit, fituese doli shkolla fillore “Faik Konica” dhe shkolla fillore “Nazim Gafurri”. Fituesit do të marrin pjesë në garën rajonale ku do të garojnë edhe pesë shtete të Ballkanit Perëndimor. Garat rajonale do të mbahen në muajin prill në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Shkollat ​​e shekullit 21 është iniciativa më e madhe e arsimit në Ballkanin Perëndimor nga e cila përfiton edhe Kosova. Programi ambicioz trevjeçar ofron mentorim të vazhdueshëm dhe resurse të vlefshme për të ndërtuar aftësitë e drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe politikbërësve. Të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme të ulëta (nxënësit e moshës 10 deri në 15 vjeç) do të pajisen me micro:bit, që do t’i ndihmojnë të rinjtë të mësojnë shkthtësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë argëtuese dhe interaktive.

Aftësitë që do të zhvillohen kryesisht në mesin e nxënësve 10-15 vjeçarë janë mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe shkathtësitë e kodimit. Nxënësit do të përdorin paisjen micro:bit, i cili është një mjet që synon të frymëzojë të rinjtë për të qenë kreativ me botën digjitale dhe për të zhvilluar aftësitë thelbësore në shkencë, teknologji dhe inxhinieri. Fëmijët gjithashtu do të kenë mundësi të mësojnë HTML, CSS dhe Python duke bërë lojëra, animacione dhe faqet e internetit në klubet e kodimit pas shkollës.

Si rezultat i ketij mentorimi, në Kosovë gjithsejt do të përfitojnë 694 shkolla dhe do të trajnohen 2894 mësimdhënës si përfitues të programit. Në ciklin e parë të programit, në vendin tonë do të përfitojnë 127 shkolla. Nga këto shkolla do të trajnohen 632 mësimdhënës dhe 127 drejtorë të shkollave. British Council është një organizatë britanike e specializuar në mundësitë ndërkombëtare kulturore dhe arsimore. Çdo vit British Council punon me miliona njerëz duke i lidhur ata me Mbretërinë e Bashkuar dhe asetet më atraktive të MB-së. Anglishtja, artet, arsimi dhe mënyra e jetesës dhe organizimi i shoqërisë.

Rreth programit Shkollat e Shekullit 21

Shkollat e Shekullit 21 është një program ambicioz trevjeçar, me vlerë 10 milionë funta, i hartuar dhe zbatuar nga British Council, dhe i financuar nga Qeveria Britanike. Ky program do të pajisë mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor, me aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe programimit.

Ne e zbatojmë këtë program në partneritet me institucionet përkatëse arsimore në secilin vend. Ai do t’u mundësojë nxënësve të mësojnë në mënyrë zbavitëse ndërvepruese dhe novatore. Përveç mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike kodimi dhe do të kenë mundësinë t’i ushtrojnë ato përmes praktikës së drejtpërdrejtë kompjuterike. Si pjesë e programit, çdo shkollë do të marrë një sasi pajisjesh micro:bit (kompjuterë të vegjël portabël), të cilat fëmijët mund t’i programojnë për një sërë funksionesh dhe zgjidhje të problemeve të përditshme.

Aftësitë që do të zhvillohen kryesisht në mesin e nxënësve 10-15 vjeçarë janë:

Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve: Mendimi i vetë-drejtuar që prodhon ide të reja dhe inovative dhe zgjidh problemet. Duke reflektuar në mënyrë kritike në përvojat dhe proceset e mësimit dhe marrjen e vendimeve efektive.

Shkathtësitë e kodimit: Mësimdhënësit dhe fëmijët njoftohen në programim nëpërmjet kodimit ‘block-based’ në micro:bit, i cili është një mjet që synon të frymëzojë të rinjtë për të qenë kreativ me botën digjitale dhe për të zhvilluar aftësitë thelbësore në shkencë, teknologji dhe inxhinieri. Fëmijët gjithashtu do të kenë mundësi të mësojnë HTML, CSS dhe Python duke bërë lojëra, animacione dhe faqet e internetit në klubet e kodimit pas shkollës.

DISA FAKTE PËR SISTEMET E ARSIMIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR:

Cilësia e dobët dhe mungesa e përshtatjes së edukimit për nevojat e tregut të punës janë një nga shkaqet kryesore për shkallën e lartë të papunësisë. Norma mesatare e papunësisë tek të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor prej 31.5 për qind (Banka Botërore, 2018) është ndër më të lartat në Evropë.

Pak rreth organizatës:

British Council është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe arsim. Brishtish Council ndodhet në gjashtë kontinente dhe në më shumë se 100 vende, ku kontribuojnë në fushat e artit dhe kulturës, gjuhës angleze dhe shoqërisë civile. Vitin e shkuar kanë komunikuar direkt me 65 milionë njerëz dhe 731 milionë në tërësi, duke përfshirë komunikimet online, transmetimet dhe publikimet. Kjo organizatë jep kontribut pozitiv në vendet me të cilat punojnë, duke ndryshuar jetët e njerëzve përmes krijimit të mundësive, ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit të ndërsjellë. Të themeluar në vitin 1934, British Council është një institucion bamirës i Mbretërisë së Bashkuar.