Shkon në 2 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mbi 75 mijë persona të prekur nga koronavirusi

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa më shumë se 75 mijë pacientë janë të prekur nga ky virus, përfshirë rreth 1 mijë persona jashtë Kinës.

99% e rasteve janë në Kinë, ku dhjetëra milionë njerëz janë mbyllur në shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur rrezikut, transmeton rtv21.tv

Anija e Diamond Princess e vendosur në bregdetin e Japonisë ka numrin më të madh të rasteve jashtë Kinës, me 542 të infektuar.

Shumica e rasteve të regjistruara janë në provincën kineze Hubei./21Media

Back to top button